Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, është ftuar në një seancë dëgjimore në Kuvend për Hartën e re gjyqësore. Ai ka thënë se sapo Ministria e Financave të japë "okay", projektligji do i dorëzohet Kolegjit të Lartë Gjyqësor dhe më pas Këshillit të Ministrave.
"Sapo të vijë opinioni i Ministrisë së Financave, ne do ja përcjellim Këshillit të Lartë Gjyqësor për ta miratuar dhe ta kalojmë në Këshillin e Ministrave. S'kemi bërë as më shumë as më pak por urdhërimet e ligjit 98/2016. Harta të dashur kolegë nuk merr në konsideratë stokun, nuk merr në konsideratë as vettingun. Harta referuar ligjit ka bërë riorganizimin gjyqësor për 408 gjyqtarë", tha Manja.
Më tej, ministri i Drejtësisë u shpreh se harta e re gjyqësore është diskutuar nga ekspertët më të mirë vendas dhe ndërkombëtarë që nga viti 2019. Ulsi Manja foli dhe për grevën e avokatëve dhe paralajmëroi ndryshime në ligj për të kushtëzuar grevën e tyre.
"Sa për grevën, se e do një përgjigje dhe ajo. Kushtetuta rezervën për të ushtruar të drejtën e grevës ua ka dhënë të punësuarve në raport me punëdhënësin, jo atyre. E drejta e grevës është e kushtëzuar për avokatët. Shumë shpejt do bëjmë ndryshim në ligjin për avokatinë", vijoi ai.
Pjesë nga fjala e Ulsi Manjës, ministër i Drejtësisë:
Në godinat ekzistuese do ofrohen shërbime gjyqësore për qytetarët "one stop shop", njëlloj si i ofronte Adisa dikur. Avokatët janë dëgjuar dhëmbë për dhëmbë, kanë patur dhe sugjerimet e tyre. Por kjo nuk do thotë se të gjitha sugjerimet do merren në konsideratë, se në fund ne jemi të kufizuar nga ligji. Pasi vendimi i grupit të punës është miratuar, ka ardhur dhe në Ministrinë e Drejtësisë, sepse i është dërguar për konsultim KLP dhe Prokurorisë së Përgjithshëm.
Këta kanë sjell vlerësim pozitiv se kanë qenë pjesë e hartimit të saj.
Sapo të vijë opinioni i Ministrisë së Financave, ne do ja përcjellim Këshillit të Lartë Gjyqësor për ta miratuar dhe ta kalojmë në Këshillin e Ministrave. S'kemi bërë as më shumë as më pak por urdhërimet e ligjit 98/2016. Harta të dashur kolegë nuk merr në konsideratë stokun, nuk merr në konsideratë as vettingun. Harta referuar ligjit ka bërë riorganizimin gjyqësor për 408 gjyqtarë.
Ne po shpërndajmë 408 gjyqtarë, me një fjalë tjetër do thoja po shpërndajmë 28 kamiona për 7 bataliona. Riorganizimi i fundit gjyqësor është bërë për herë të fundit në 2007. U shkrinë nja 10 gjykata të shkallës së parë, ja çuan presidentit dhe me një të rënme të lapsit mbylli nja dhjetë gjykata.
Është një hartë që po diskutohet nga ekspertët më të mirë që kemi që nga 2019. Vetëm konsultim publik kemi bërë 6 muaj. Edhe stoku është problem, por nuk është shqiptarë, se marrim kontakte përditë me kolegë evropian. Ata i kanë paraprirë stokut se kanë gjetur mekanizma në drejtim të drejtësisë alternative. Që njerëzit të mos shkojnë në gjykata por të gjejnë zgjidhje alternative.
Sa për grevën, se e do një përgjigje dhe ajo. Kushtetuta rezervën për të ushtruar të drejtën e grevës ua ka dhënë të punësuarëve në raport me punëdhënësin, jo atyre. E drejta e grevës është e kushtëzuar për avokatët. Shumë shpejt do bëjmë ndryshim në ligjin për avokatinë.