Tirana
scattered clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
0.5kmh
40 %
Die
25 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Ulsi Manja në konferencë për Vettingun: Ja sheshi, ja mejdani

Lajme të ngjashëm

Ulsi Manja, kryetari i komisionit të ligjeve, deklaroi se vendim i pare i vettingut nxori pasurinë e pajustifikuar, duke iu referuar gjyqtarit të Kushtetueses Fatos Lulo, i cili akuzohet për mosjustifikim të pasurisë.

Manja atakoi opozitën duke thënë se opinioni ka pritur 2 fjalë nga opozita, ndërkohë që ajo nuk e përshendeti vendimin e parë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Deputeti shton se në vendimin e parë të vettingut nuk ka parë gjyq politik, por një gjykim të tipit modern “Ja sheshi, ja mejdani” e me rregulla kushtetuese.

“Vreri i opozitës ngeli në gojën e mbyllur të Bashës e Sali Berisha, të cilët zgjodhën heshtjen. Zërin e opozitës nuk e rregulloj dot se i ka ikur në drejtim të paditur”, tha ndër të tjera Manja.

Më shumë nga fjala e deputetit

Vendimi parë i vettingut nxori pasurinë e pajustifikuar . Opinioni ka pritur 2 fjalë nga opozita e jo nuk e përshendeti vendimin e parë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në drejtësi faktet e ditura botërisht nuk munjd të hidhen poshtë nga askush. Vreri i opozitës ngeli në gojën e mbyllur të Bashës e Sali Berisha, të cilët zgjodhën heshtjen. Sali Berisha nxitoi të bënte avokatinë e palës që humbi. Në botën demokratike nuk besoj që nuk do të kishte opozitë që nuk do ta mbështeste reformën në drejtësi. Opozita nuk e ka dashur reformmën në drejtësi që ditën e parë. Në vendimin e parë të vettingut nuk pashë gjyq politik,, pashë një gjykim të tipit modern, “Ja sheshi, ja mejdani”, me rregulla kushtetuese. Pala që mbrojti interesin publik fitoi, fitoi drejtësia. Politika është e dënuar ta shohë vettingun me pozitivitet. Garanti ndërkombëtar po e bën detyrën. Zërin e opozitës nuk erregulloj dot se i ka ikur në drejtim të paditur.


Më shumë