Hapësire reklamuese

Politikë

Ulsi Manja kërkon votat e opozitës: Të bashkojmë votat për amnistinë në burgje

Shkruar nga Newsbomb
Ulsi Manja kërkon votat e opozitës: Të bashkojmë votat

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i ka bërë sot thirrje opozitës që të bashkojë votat me mazhorancën socialiste, për të mundësuar kalimin e amnistisë penale. Projektligji kaloi në ditët e fundit të dhjetorit 2023 në Kuvend dhe pritet të votohet tani në janar.

"Ne detyrën tonë e bëmë dhe e dorëzuam draftin në parlament, por nuk e konsideroj si detyrë të kryer për sa kohë ligji i amnistisë nuk ka marrë votën e deputetëve në parlament. Është një ligj që kërkon 84 vota pra dhe votën e kolegëve të opozitës", ka thënë ai.

Ministri është shprehur se janë afro 700 të dënuar që përfitojnë nga falja e dënimit që u ka mbetur. Amnistia ishte parashikuar të kryhej para vitit të ri, por për shkak të procedurave ligjore do duhet të votohet në Kuvend këtë Janar.

"Mendoj që si mazhoranca dhe opozita kanë axhendat e tyre politike, por amnistia është akt humanizmi dhe deputetët përfaqësojnë popullin, marrin dhe sensibilitetet e tyre në zona edhe nga familjarët e të dënuarve", ka vijuar Ulsi Manja.

Pjesë nga fjala e ministrit Ulsi Manja sot në Korçë:

U përgjigjem të gjithë familjarëve të të dënuarve që presin nga ligji i amnistisë. Ministria e drejtësisë ka bërë detyrën, bëmë një draft të amnistisë, në vlerësimin tim si ministër është një amnisti e gjerë, e kaluam në qeveri dhe e depozituam në parlament.

Amnistia ndjek qëllime humane, dhe qëllimi është rehabilitimi dhe riintegrimi i të dënuarve në shoqëri dhe familje, por ka dhe qëllimin se e lehtëson sistemin nga mbipopullimi. Ne detyrën tonë e bëmë dhe e dorëzuam draftin në parlament, por nuk e konsideroj si detyrë të kryer për sa kohë ligji i amnistisë nuk ka marrë votën e deputetëve në parlament.

Është një ligj që kërkon 84 vota pra dhe votën e kolegëve të opozitës. Shfrytëzoj rastin sot nga Korça tju bëj thirrje kolegëve të opozitës, deputetëve të saj, që kanë qenë një shtysë e konsiderueshme për të bërë një draft ligji të amnistisë, që me fillimin e sesionit parlamentar në Janar të bashkojnë votat me ne, ta miratojmë këtë ligj, që tu japim mundësinë afro 700 të dënuarve të bashkohen me familjet e tyre. Duhet ta kishim bërë përpara vitit të ri por qe e pamundur.

Mendoj që si mazhoranca dhe opozita kanë axhendat e tyre politike, por amnistia është akt humanizmi dhe deputetët përfaqësojnë popullin, marrin dhe sensibilitetet e tyre në zona edhe nga familjarët e të dënuarve. Jam besimplotë që edhe kolegët e opozitës do na bashkohen tani në Janar për tu dhënë mundësinë këtyre të dënuarve të përfitojnë një orë e më parë nga amnistia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese