Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
38 %
4.1kmh
0 %
Die
4 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
6 °
Enj
1 °
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Ulliri i lë “dopio gjashtën” bujqësisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga ELISABETA DOSKU

Në vitin 2006, qeveria e kohës e shpalli ullirin pasuri kombëtare dhe u investua në një fushatë orientuese dhe subvencionuese të fermerëve për të mbjellë ullinj në të gjitha ato zona ku kjo kulturë kishte potencial. Rezultat i fushës ishte fakti se përgjatë viteve 2009-2014, nga 6 milionë rrënjë ullinj, numri i tyre u dyfishua në 12 milionë, ku mesatarisht gjysma futen në prodhim në një vit.

Viti 2022 ishte i mbarë për ullirin, ku thuajse i gjithë “arsenali” ishte në prodhim dhe rrjedhimisht sasia e prodhuar e vajit të ullirit, vendosi rekordin e viteve të fundit.

E teksa pritej që kjo të ishte një mundësi e artë për qytetarët që të zgjidhnin vajin e ullirit me çmim të favorshëm kundrejt vajit vegjetal, i cili për shkak të luftës në Ukrainë, po tregtohet me çmime të kripura, me sa duket kjo nuk ka ndodhur dhe janë vetë prodhuesit që po luftojnë për konsumatorë të rinj, për të mos e kthyer prodhimin e mbarë në një shans të humbur.

Ekspertët e bujqësisë thonë se ministria duhet të rishohë skemat organizuese dhe sponsorizuese të fermerëve. E njëjta gjë siç po ndodh me ullirin, do të ndodhë vitin tjetër me prodhimin e grurit, që u mbështet fuqishëm këtë vit sidomos pas nisjes së luftës në Ukrainë. Por a mund të realizohet “lulëzimi” i fermerit shqiptar nëse nuk do të ketë orientim dhe ujitje të fidanishtes së tyre nga ana e ministrisë?

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Revistën Newsbomb, të cilën e gjeni në çdo pikë shitje në gjithë vendi prej datës 20 janar…

Më shumë


spot_img









spot_img