Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ulje temperaturash dhe vranësira, sinoptikania zbulon si do jetë moti gjatë kësaj jave: Kur do përmirësohet (PARASHIKIMI)

Shkruar nga Newsbomb
Adiola Bani

Sinoptikania Adiola Bani bën me dije se moti gjatë kësaj jave do të pësojë rënie temperaturash.

Kjo javë do të jetë e paqendrueshme dhe deri të enjten do të ketë vranësira, ndërsa nga e premtja parashikohet të kemi një përmirësim gradual të motit.

“Kjo javë do të paraqitet e paqëndrueshme, pasi edhe sot kemi pasur vranësira të dendura. Një situatë e tillë do të vijojë deri në orët e pasdites, ndërsa gjatë mbrëmjes do të përfshijnë gjithë territorin. Po ashtu edhe dita e martë dhe e mërkurë, ndërsa do të kemi edhe një rënie me të paktën 3 gradë. Rënie më të ndjeshme do të sjellë dita e martë, me të paktën 4-5 gradë.

Paqëndrueshmëria e motit do të vijojë edhe ditën e enjte. Parashikohet të kemi një përmirësim gradual të motit ditën e premte. Fundjava do të na sjellë sërish mot të kthjellët dhe rritje të temperaturave. Nga dita e sotme deri të enjten do të ketë një rënie të temperaturave. Më pas, do të kemi rikthim të motit të kthjellët dhe rritje të temperaturave”, tha sinoptikania per news 24.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll