Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
51 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
18 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Ulje temperaturash dhe reshje shiu, ja çfarë pritet të ndodhë në zonat bregdetare

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mesa duket pas ditëve të nxehta me diell, kjo javë pritet të jetë nën ndikimin e reshjeve. Ato do të jenë prezent në zonat malore, pasi bregdeti dhe zonat e ulëta do vijojnë të kenë një verë të nxehtë në vendin tonë dhe planet e atyre që duan të pushojnë në bregdet do të vijojnë të njëjta.

Meteorologu Hakil Osmani, bëri me dije se këtë javë do të kemi një rënie të temperaturave me disa gradë, mirëpo dy javët e fundit të gushtit do të kemi sërish rritje të temperaturave.

“Temperaturat do të jenë mjaft komode sepse nga 40 gradë celsius që ka qenë këto ditë, pritet të kemi një rënie me 6 gradë celsius, duke bërë që maksimumet të zbresin përreth këtyre vlerave që janë shumë pranë vlerave normale për sa i përket muajit gusht.

Parashikohet që deri ditën e mërkurë të kemi reshje të pakta shiu dhe të izoluara kryesisht në zonat malore dhe shumë pak mbetet e rrezikuar zona e ulët, por duke filluar nga e enjtja dhe në vijim pritet që këto reshje të jenë disi me intensitet më të lartë.

Parashikohet që më të dukshme reshjet të mbeten në zonat veriore dhe verilindore, ndërsa pjesa tjetër e territorit shqiptar, kryesisht zona e ulët do të jetë me momente të pakta me pika shiu, dhe bregdeti pritet të ketë momente shumë të shkurtra që do sjellin reshje të papërfillshme, por sërish do jetë një situatë kalimtare, pasi sërish do të kemi përmirësim të kushteve të motit në këto zona”, tha meteorologu.

Sa i përket vijës bregdetare, ai sqaroi se do të jetë në dominimin e kthjellimeve, herë pas here do të ketë kalime të pakta të vranësirave, kryesisht gjatë orëve të mesditës të cilat do të krijojnë, të paktën 15 ditëshin e parë reshje të dobëta.

“Në 15-ditëshin e dytë do të kemi përmirësim të kushteve të motit dhe po kështu rritje të temperaturave të ajrit duke rikthyer sërish temperaturat e larta në territorin shqiptar”, tha ai.

 

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img