Hapësire reklamuese

Rajoni

Ulet numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë, mbi 500 të infektuar

Shkruar nga Newsbomb

Tetë persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (87, 80, 76 vjeç), Deçan 1 rast (86 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (71 vjeç), Lipjan 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (62 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën me dije se gjatë ditës së fundit janë testuar 3.649 persona, prej të cilëve rezultojnë 553 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 78.380 raste nga 362.186 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.723 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 534 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 65.594 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.063.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu