Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ulet numri i të infektuarve me Covid në vend, 9 pacientë marrin trajtim në spital

Shkruar nga Newsbomb
Ulet numri i të infektuarve me Covid në vend, 9 pacientë marrin

694 testime janë bërë ditën e sotme dhe 75 qytetarë janë rezultuar pozitivë me Covid.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

E plotë:

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 694 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 75 qytetarë, në këto bashki:

22 në Tiranë, 12 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 4 qytetarë në Fier, Gjirokastër, 3 në Divjakë, nga 2 qytetarë në Lezhë, Kamëz, Lushnje, Sarandë, Berat Gramsh, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Mirditë, Kurbin, Rrogozhinë, Mallakastër, Himarë, Finiq, Dropull, Maliq, Devoll, Koçovë, Elbasan.

Janë 1,078 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 149 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,649 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 75

Të shëruar në 24 orë 149

Të shtruar në spitale 9

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 694

Testime totale 1,973,702

Raste pozitive 330,313

Raste të shëruara 325,649

Raste Aktive 1,078

Humbje jete 3,586

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 470

Shkodër 127

Elbasan 96

Fier 83

Durrës 81

Vlorë 58

Gjirokastër 47

Korçë 39

Berat 38

Dibër 18

Lezhë 16

Kukës 5

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll