Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
90 %
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
Mër
4 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Ulet numri i të infektuarve nga Covid në vendin tonë, 9 persona humbin jetën

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 495 raste të reja me Covid-19 dhe 9 humbje jetësh.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë 606 persona arritën të mposhin pandeminë duke e çuar numrin e të shëruarve në 167,308 që nga fillimi.

Njoftimi i plotë i MSH-së:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3732 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 495 qytetarë, në këto bashki: 258 qytetarë në Tiranë, 35 në Fier, 20 në Lushnje, 19 në Kamëz, 15 në Durrës, 14 në Shkodër, 12 në Vlorë, 10 në Mallakastër, Gjirokastër, 9 në Krujë, 8 në Lezhë, Patos, Korçë, Elbasan, 7 në Pogradec, 5 në Sarandë, Librazhd, 4 në Malësi e Madhe, Pukë, Vorë, 3 në Has, Libohovë, Kuçovë, 2 në Kukës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Konispol, Tepelenë, 1 në Fushë- Arrëz, Kurbin, Kavajë, Rroskovec, Divjakë, Selenicë, Përmet, Poliçan, Belsh.

Janë 6,562 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 9 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana 30- 77 vjeç, 1 qytetar nga Berati 59 vjeç, 1 qytetar nga Lezhë 66 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 67 vjeç, 1 qytetar nga Gramshi 77 vjeç, 1 qytetar nga Korça 86 vjeç.  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 606 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 167,308 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        495

Të shëruar në 24 orë      606

Të shtruar në spitale       153

Humbje jete në 24 orë    9

Testime ditore                3732

Testime totale              1,250,052

Raste pozitive                176,667

Raste të shëruara           167,308

Raste Aktive                     6,562

Humbje jete                     2,797

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3002

Durrës            782

Fier                  666

Shkodër         517

Vlorë               257

Elbasan          281

Lezhë              226

Berat               210

Gjirokastër      207

Kukës             154

Korçë             152

Dibër              108

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img