Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ulet numri i të infektuarëve me COVID në Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga Newsbomb

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 87 raste të reja me koronavirus të shtunën e kaluar dhe 5 vdekje të reja.

Në katër ditët e fundit janë regjistruar 529 persona të infektuar nga 7,182 teste të kryera, që gjithashtu shënon numrin rekord të testeve brenda një dite.

Sipas raportit të publikuar nga Minstria e Shëndetësisë, dy ditët e fundit ishte ulur numri i të infektuarëve nën shifrën e tre mijë rasteve, për herë të parë në dy muajt e fundit.

Nga 12,739 persona të diagnostikuar me koronavirus, 9,174 janë shëruar ndërsa 544 kanë humbur jetën. Numri më i madh i viktimave mbetet në Shkup.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce, thotë se institucionet shëndetësore e kanë përballuar me sukses pandeminë.

“Mendoj se kriza është menaxhuar mirë dhe tregues për këtë është se kemi një përqindje konstante të rasteve pozitive nga numri i përgjithshëm i testeve, numri i pacientëve në spitale po zvogëlohet gradualisht. Nuk duhet të lejohet që të kemi rritje të rasteve pozitive nga numri i përgjithshëm i testeve, sepse kjo do të thotë që ne nuk dimë se çfarë po ndodh dhe nuk kemi një pasqyrë të plotë të epidemisë”, ka deklaruar Filipce në një deklaratë për shtyp raporton newsbomb.al

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll