Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Ulet fasha e vaksinimit, 60 vjeçarët me sëmundje kronike marrin sot dozën e parë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Të gjithë personat mbi 60 vjeç, me sëmundje kronike, do të marrin nga sot dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19. Ndërkohë, edhe pse fasha e vaksinimit është ulur në 60+, paralelisht në Sheshin Skënderbej vijon vaksinimi i personave 65+.

Vetë ministrja Ogerta Manastirliu lajmëroi dje se, sot do të niste procesi i vaksinimit për personat 60 vjeç, të cilët kanë sëmundje kronike. Pasi kanë marrë rekomandim nga mjeku i familjes, shumë qytetarë kanë shkuar sot në Sheshin Skënderbej për të marrë dozën e parë.

256,848 persona janë vaksinuar në Shqipëri, që nga nisja e procesit të vaksinimit. Në Shqipëri aplikohen vaksinat Pfizer, AstraZeneca dhe Sinovac. Në ditët në vijim pritet që të mbërrijnë 50 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V.

Ndërkohë, sot në vendin tonë pritet të mbërrijë sasia e radhës e vaksinave të kompanisë Pfizer, 7020 doza.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img