Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ulet çmimi i naftës në Shqipëri, shitet rreth 10 lekë më pak për litër

Shkruar nga Newsbomb
Ulet çmimi i naftës në Shqipëri, shitet rreth 10 lekë

Çmimi i naftës në vend është ulur me rreth 10 lekë. Në pikat e shitjeve me pakicë një litër naftë aktualisht po shitet me 189 lekë nga rreth 200 lekë që ishte më parë. Ky është niveli  më i ulët i regjistruar në vend që prej muajit maj.

Ndërkohë që në muajin qershor të këtij viti u shfuqizua Bordi i monitorimit që përcaktonte çmimet tavan të karburanteve. Ky mekanizëm u ngrit në mars të vitit 2022 pasi çmimet e karburanteve në vend kapën nivele rekord për shkak të konfliktit Rusi –Ukrainë dhe qeveria e përdori për të mbajtur të stabilizuara çmimet në pikat e tregtimit me pakicë.

Ndërkohë që në tregjet ndërkombëtare çmimet e naftës u rritën më 1% të hënën  të ndikuara nga  eksportet e ulëta nga Rusia dhe sulmet ndaj anijeve të naftës në Detin e Kuq, duke rritur kështu shqetësimet për ndërprerje të furnizimit.

Kontratat feture të naftës Brent arritën në mbi 77 dollarë për fuçi. Ndërkohë, Rusia njoftoi se do të thellonte shkurtimet e eksportit të naftës në dhjetor me afërsish 50 mijë fuçi në ditë ose edhe më shumë.

Kjo vjen pasi Moska pezulloi dy të tretat e ngarkimeve të naftës së papërpunuar nga portet për shkak të një stuhie të premten.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese