Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
23 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Ulet çmimi i naftës…në bursë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Çmimi i naftës ka pësuar rënie të ndjeshme gjatë ditës së sotme në bursë, ku një fuçi bruto tregtohet me rreth 5% më pak, apo 4 dollarë më lirë.

Aktualisht një fuçi naftë brent tregtohet me 93.10 dollarë, dhe ajo e papërpunuar me 87.13 dollarë.

Sipas ekspertëve, ulja e ndjeshme vjen pas publikimti të të dhënave të dobëta ekonomike të Kinës, që është importuesi më i madh në botë i naftës së papërpunuar, ndërsa eksportuesi më i madh i naftës në botë, Saudi Aramco njoftoi se është gati të rrisë prodhimin.

Ekonomia e Kinës u ngadalësua papritur në korrik, ndërsa prodhimi i rafinerisë ra në 12.53 milionë fuçi në ditë, më i ulëti që nga marsi 2020, treguan të dhënat e qeverisë kineze.

“Të dhënat zyrtare sugjerojnë se kërkesa për naftë po dobësohet pasi logjistika e brendshme dhe kërkesa e konsumatorit pengohen nga çmimet e larta rekord në pompat e naftës”, tha Heron Lin, një ekonomist në Moody’s Analytics.

Saudi Aramco është i gatshëm të rrisë prodhimin e naftës së papërpunuar në kapacitetin e tij maksimal prej 12 milionë fuçi në ditë (bpd) nëse kjo kërkohet nga qeveria e Arabisë Saudite, u tha gazetarëve të dielën shefi ekzekutiv Amin Nasser.

Në Shqipëri, çmimi i naftës mbetet i pandryshuar prej katër ditës, pasi është fiksuar për herë të fundit nga Bordi i Transparencës në vlerën e 221 lekë/litër me pakicë, një rritje me 5 lekë nga çmimi i mëparshëm.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img