Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
59 %
6.2kmh
0 %
Enj
16 °
Pre
19 °
Sht
18 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 23 Mars, 2023

“Ulërimat e mia i dëgjoi i gjithë aeroporti”, moderatorja shqiptare rrëfen të papriturën që i ndodhi në Turqi

Lajme të ngjashëm

Moderatorja Fjodora Fjora ka rrëfyer një histori me djalin e saj, teksa ndodheshin në aeroportin e Bodrumit në Turqi.

Ajo ka thënë në një intervistë në “KlanTv” se është tronditur djali i ka humbur nga sytë nënjë moment në aeroport.

Pjesë nga biseda:

Megi Latifi: Fjodora të ka ndodhur ndonjëherë në publik që ke dashur, t’ia  fusësh ndonjë shpullë, po e ke mbajtur veten?

Fjodora Fjora: Do ua tregoj se çfarë ka ndodhur. Më ka ndodhur njëherë, kur Alteo ka qenë 3 vjeç e gjysmë. Ai ishte i vogël dhe ne ishim në aeroport në Turqi. Ndërkohë që po kalonim për t’u futur aty ku janë autobusët, shkallët. Nuk e mbaj mend ç’ka qenë. U hap dera te ‘gate’ dhe nga ajo dilet drejt e te rruga ku kalonin autobusët që të çonin te aeroporti. Dhe po kalonin njerëzit, ky ja fut një vrapi, kalon atë gruan te check-in dhe del drejt në rrugë.

Aldo: Jo! Të iku truri.

Fjodora Fjora: Ulërimat e mia mund t’i ketë dëgjuar gjithë Aeroporti i Bodrumit. Në momentin që e kam kapur, se e kapa! E mbajta nga rrobat dhe nuk e  lëshoja se u terrorizova komplet. Dhe ai qeshte!

Megi Latifi: Tani s’e meritonte ai t’ia fusje një shpullë.

Fjodora Fjora: U mjaftova me ta kapur nga rrobat.

Më shumë