Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1.5kmh
90 %
Sht
15 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Ulen ndjeshëm rastet pozitive, si rrallë herë 69 TË INFEKTUAR dhe një VIKTIMË në 24 orët e fundit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat mbi situatën pandemike përgjatë 24 orëve të fundit.

Janë kryer 994 testime, ku rezultuan pozitiv  69 pacientë. Në 24 orët e fundit është shënuar  një humbje jete dhe 737  pacientë të shëruar.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 994 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 69 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

22 raste në Tiranë, 7 raste në Berat, 6 raste në Fier, 5 raste në Skrapar, 4 raste në Durrës, Elbasan, Vlorë, 2 raste në Kurbin, Kukës, Mirditë, Gjirokastër, 1 rast në Shkodër, Kukës, Lezhë, Gramsh, Lushnje, Përmet, Delvinë, Vau Dejës, Dibër. Në 24 orët e fundit janë shëruar 737 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 106,465 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 147 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 1 qytetar, 69 vjeç ngaTirana e ka humbur betejën me COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (26 Prill 2021)

Raste të reja ditore 69

Të shëruar në 24 orë 737

Të shtruar në spitale 147

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 994

Testime totale 627,983

Raste pozitive 130,606

Raste të shëruara 106,465

Raste Aktive 21,762

Humbje jete 2,379

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 16993

Fier 1800

Durrës 648

Shkodër 554

Gjirokastër 389

Korçë 495

Vlorë 270

Elbasan 126

Kukës 204

Dibër 141

Berat 93

Lezhë 41

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img