Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
30 %
5.1kmh
0 %
Mar
1 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 25 Janar, 2022

Shifra të ulëta të infektimeve, 4 qytetarë humbin jetën nga Covid-19, në gjendje të rënduar 15 pacientë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në këto 24 orë në vendin tonë janë kryer 1400 testime, ku kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 195 qytetarë dhe janë shënuar 4 humbje jete. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 169 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 557 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 189,784 që nga fillimi i epidemisë.  

Njoftimi i MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1400 testime, 195 qytetarë të infektuar, 4 humbje jete dhe 557 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1400 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 195 qytetarë, në këto bashki: 109 në Tiranë, 9 në Gjirokastër, 8 në Durrës, nga 6 qytetarë në Fier, Divjakë, Sarandë, Berat, nga 5 qytetarë në Skrapar, Mallakastër, nga 4 qytetarë në Lezhë, Lushnje, nga 3 qytetarë në Vlorë, Shkodër, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Kavajë, Himarë, Përmet, nga 1 qytetar në Gramsh, Dimal, Kolonjë, Korçë, Tepelenë, Dropull, Selenicë, Patos, Dibër, Kurbin, Has, Kukës, Malësi e Madhe. Janë 7065 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 169 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Korça 65 vjeç, një qytetare nga Elbasani 67 vjeçe, një qytetar nga Lezha 82 vjeç, një qytetare nga Fieri 85 vjeçe. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 557 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 189,784 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 195

Të shëruar në 24 orë 557

Të shtruar në spitale 169

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 1400

Testime totale 1,394,136

Raste pozitive 199,945

Raste të shëruara 189,784

Raste Aktive 7,065

Humbje jete 3,096

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3600

Fier 699

Gjirokastër 530

Shkodër 477

Berat 396

Durrës 388

Elbasan 309

Vlorë 221

Korçë 177

Lezhë 152

Dibër 67

Kukës 49

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img