
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Dorian Teliti, është përplasur verbalisht këtë të mërkurë me themeluesin e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapajn, lidhur me reformën zgjedhore.
Nga studio e “Open”, Teliti tha se opozita javën e ardhshme do të dalë me idenë e saj lidhur me këtë çështje, ndërsa nga ana tjetër Lapaj iu kthye duke i thënë se kjo po bëhet jashtë afateve të reformës, duke akuzuar opozitën se e ka “djegur” reformën.
Lapaj tha se opozita po sillet shumë herë më keq se vetë mazhoranca, ndërsa Teliti i ka kërkuar që të ulë zërin dhe gishtin dhe se fjalët e tij janë “boshe”.
Gjatë debatit Lapaj ndër të tjera e pyeti se pse opozita i dërgon fjalë që të bëjë marrëveshje me të?!
Pjesë nga debati:
Teliti: Opozita javën që vjen do dalë me qëndrimin e saj zyrtar që do shpalosim idenë tonë.
Lapaj: Jashtë afateve të reformës, e dogjët reformën.
Teliti: Ndaj ka një mekanizëm të ri, 3 mazhorancë e 3 opozitë dhe kemi mundësinë të
Lapaj: Do t’u ndëshkojë populli. Jeni jo dinjitozë. Mbajeni mend këtë, po silleni më keq se ai që ka pushtetin. Nuk po i dilni kundër pushtetit.
Teliti: Llafe boshe. Nuk jemi shprehur akoma. Qenke i habitshëm ti!
Lapaj: Zgjedhjet e fundit Edi Rama ka vrarë 48% të votave, si pasojë e këtij sistemi. Është gabim!
Teliti: Ule gishtin përpara se të flasësh, ule zërin para se të bësh edhe etiketime.