Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Ukrainës i duhen para, dhe parlamenti mendon të legalizojë prostitucionin për të sjellë të ardhura

spot_img

Lajme të ngjashëm

Na duhen para, ç’do bëjmë? Atëherë të legalizojmë prostitucionin. Ky është diskutimi, edhe pse ende hipotetik mbi të cilin politika në Ukrainë është duke u marrë aktualisht. Në parlamentin e Kievit, është promovuar një projektligj për legalizimin e prostitucionit. 

“Fenomeni i prostitucionit kërkon një qasje shtetërore në rregulla, që të garantojë edhe njohjen e të drejtave sociale të prostitutave dhe një burim të ardhurash edhe për bilancin e shtetit. Mungesa e një ligji po sjell zhvillimin e tregtimit illegal të personave dhe dhunën dhe shfrytëzimin e grave në industrinë e seksit” thuhet në hyrje të këtij projekti.

Promotor i ligjit “Samopomosh” është një formacion i qendrës së djathtë dhe propozon aktivitetin në qendra masazhesh që janë të ngjashme me vendet ku ushtrohet prostitucioni.

Në këtë sens është Gjermania që mund të merret shembull. Në vendin më të pasur të evropës, prostitucioni është legal dhe ekzistojnë edhe aplikacione app për të gjetur prostitutat që janë më afër zonës, të krahasosh çmimet dhe të zgjedhësh më të mirën për të kënaqur dëshirat.

Sipas të dhënave të The Economist, në SHBA ku prostitucioni është illegal përvec Nevadës, prostitucioni nxjerr 13 miliardë dollarë në vit. Në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka shfrytëzim illegal, nxjerr 8 miliardë.

Nuk ekskludohet fakti se ky propozim i ri do ti japë një shtysë edhe turizmit. Turistët seksualë do të jenë të mirëpritur në Ukrainë.

Më shumë

spot_img