Hapësire reklamuese

Bota

Ukrainë, sot bisedimet e Paqes, çfarë kërkojnë Rusia, Ukraina, pro-Rebeleët dhe BE & SHBA

Shkruar nga Newsbomb

Më shumë se 20 persona kanë vdekur në Ukrainën lindore ndërkohë që liderët e Rusisë, Ukrainës, Francës e Gjermanisë po përgatiten për bisedime, raporton BBC.

19 ushtarë të Ukrainës u vranë, shumica e tyre në një qytet ku rebelet prorusë thonë se e kanë rrethuar. Pesë persona të tjerë u raportuan të vrarë në Donetsk. Negociatorët ne Bjellorusi janë ende duke u përpjekur për të nxjerrë dallimet përpara samitit të paqes të planifikuar për ditën e sotme.

Samiti që do të mbahet në kryeqytetin bjellorus Minsk do të fokusohet në një armëpushim dhe në krijimin e një zone të demilitarizuar. Korrespondenti diplomatic i BBC Bridget Kendall thotë se mbetet e paqartë se çfarë koncesionesh do të bëjë presidenti rus Putin ndërkohë që vazhdon të mohojë përfshirjen e Rusisë.

Më shumë se 5400 persona janë vrarë në Ukrainë që me fillimin e konflitit. Nga 31 janari deri në 5 shkurt raportohen për 263 civilë të vrarë. Ndërkohë që të dy palët janë duke kërkuar të fitojnë territore përpara vendosjes së armëpushimit, ekziston frika se dhuna do të minojë përpjekjet për një zgjidhje afatgjatë.

Agjendat rivale në bisedimet për Ukrainën

Ukraina: Kërkon të rivendosë autoritetin e qeverisë në zonat e rrëmbyera; të çarmatosë forcat rebele; tërheqjen e trupave ruse; rikthim i kontrollit të Kievit në kufirin Ukrainë-Rusi; shkëmbim i plotë it ë burgosurve.

Rebelet pro-rusë: Ndarjen nga pjesa tjetër e Ukrainës dhe njohjen e “Republikës Popullore të Donetsk dhe Luhansk; jo çarmatosje të forcave separatist; amnisti për liderët separatistë.

Rusia: Garanci ligjore për të drejtat e minoritetit rus në Ukrainën lindore; autonomi të plotë për Donetsk dhe Luhansk në një system federal, jo detyrimisht i pavarur; asnjë rikthim i Krimeas te Ukraina; largim të trupave të Ukrainës nga zonat e luftimeve.

BE dhe SHBA: Rikthim i integritetit territorial të Ukrainës; dhënie fund të ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainën lindore; tërheqje të trupave ruse dhe mjeteve të luftës së rëndë; monotorim efektiv të kufirit Rusi-Ukrainë dhe zonë e demilitarizuar ndërmjet dy ushtrive, demokraci e plotë në Donetsk dhe Luhansk. 

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.