Hapësire reklamuese

Bota

I armatosur deri në grykë, Ukrainasi merr peng autobusin me 20 persona

Shkruar nga Newsbomb
Autobusi që është marrë peng

Një burrë i armatosur ka marrë peng një autobus në qytetin Lutsk në Ukrainë.

‘BBC’, raporton se në autobus gjenden rreth 20 persona.

Sakaq, janë dëgjuar edhe të shtëna armësh, por nuk dihet akoma nëse ka viktima apo të lënduar.

Zëvendës Ministri i Brendshëm ukrainas Anton Herashchenko tha se autori ka kërcënuar se ka edhe një bombë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, ndërsa i kanë bërë thirrje qytetarëve që mos të dalin nga banesat.

Zëdhënësi i policisë Yurii Kroshko tha se nuk dihet ende se çfarë kërkon personi në fjalë dhe përse kishte shkukar në këtë akt.

"Ne po mundohemi të negociojmë. Po i telefonojmë që të dimë se çfarë po kërkon”, tha Kroshko.

_113560640_062558895.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese