Hapësire reklamuese

Bota

Ukraina zhytet në errësirë, Rusët BOMBARDOJNË qytetet e mëdha, njerëzit të tmerruar strehoen në metro

Shkruar nga Newsbomb
Ukraina zhytet në errësirë, Rusët BOMBARDOJNË qytetet e

Forcat ruse kanë bombarduar disa qytete të Ukrainës ditën e sotme.

Sipas mediave të huaja mësohet se infrastruktura energjetike është goditur nga sulmet me raketa, duke shkaktuar ndërprerje emergjente të energjisë elektrike.

Operatori i rrjetit të Ukrainës, Ukrenergo, përmes një postimi në “Facebook”, tha se: Alarmi ajror vazhdon, Ukraina po përjeton sulmin e tetë masiv me raketa nga një vend terrorist. Fatkeqësisht, tashmë ka goditje në objektet e infrastrukturës energjetike dhe ndërprerje emergjente të energjisë elektrike. Dispeçerët e Ukrenergo po punojnë për të ruajtur ekuilibrin në sistemin energjetik. Ju lutemi qëndroni në strehimore.”

Ndërkohë edhe stacionet e pompimit dhe linjat e ujit rezervë në Odesa janë çaktivizuar.

Sulme me raketa ka pasur edhe në Kiev, ku njerëzit të tmerruar u mblodhën në mentronë nëntokësore të kryeqytetit për t’u strehuar, ndërsa sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në të gjithë kryeqytetin e Ukrainës.

Sondazh

Poll