Tirana
light rain
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
67 %
4.1kmh
40 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Ukraina thirrje Kryqit të Kuq: Largoni kufomat e ushtarëve rusë nga territori ynë, janë me mijëra

spot_img

Lajme të ngjashëm

Qeveria e Ukrainës i ka bërë thirrje Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, të heqë nga territori i saj trupat e pajetë të “mijëra” rusëve të vrarë. Zëvendëskryeministrja e vendit Iryna Vereshchuk, tha në një konferencë televizive se “këto janë mijëra trupa të pushtuesve. Kjo është një nevojë humanitare.”

Sipas saj, këto trupa duhet të dërgohen në territorin rus.

“Ne kërkojmë që trupat e pushtuesve rusë të largohen nga territori dhe të shkojnë në Federatën Ruse. Bëni atë që duhet për të zgjidhur këtë problem humanitar”, ka thënë zëvendëskryeministrja e Iryna Vereshchuk.

Më herët, ushtria ukrainase përmes një njoftimi zyrtar bëri me dije se më shumë se 3500 ushtarë rusë ishin vrarë. Megjithatë Rusia deri më tani nuk ka pranuar ndonjë viktimë nga ana e saj në këtë luftë që sot është në ditën e tretë të saj.

Më shumë




spot_img








spot_img