Hapësire reklamuese

Bota

Ukraina nis kundër-ofensivën e madhe në Kherson, 25 mijë ushtarë rusë të bllokuar në zonë

Shkruar nga Newsbomb

Ushtria ukrainase raportohet se ka nisur një kundër-ofensivë për rimarrjen nën kontroll të rajonit të Kherson Oblast në jug të vendit.

Luftime të ashpra kanë shpërthyer nga të dyja frontet, ndonëse raportimet janë herë të pakta dhe herë kontradiktore.

Përllogaritet se në rajonin e Kherson Oblast janë bllokuar rreth 20 mijë deri në 25 mijë ushtarë rusë, pas shkatërrimit me raketat HIMARS nga ushtria ukrainase të urës Antonovsk, e vetmja që lidh këtë rajon me pjesën tjetër të tokës e cila është e rrethuar nga lumi Dinipro.

Territori i pushtuar nga rusët në Kherson Oblast Territori i pushtuar nga rusët në Kherson Oblast

Raportimet nga mediat ukrainase janë të pakta, kjo edhe pasi ushtria ukrainase ka kërkuar të publikohet sa më pak informacion për operacionin e madh për çlirimin e disa qyteteve dhe fshatrave në këtë zonë.

Nga burime jozyrtare raportohet se ushtria ukrainase ka arritur të thyejë mbrojtjen ruse duke përparuar në 5 fronte dhe ka arritur të çlirojë 6 apo 7 fshatra.

Disa pamje të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë shpërthime të fuqishme dhe tym të zi në qiellin mbi Kherson si dhe luftime të ashpra me breshëri armësh, çka do të thotë se trupat ukrainase mund të kenë përparuar thellë në qytet ndërsa tashmë ka kaluar në luftë urbane.

Në Kherson raportohet se është goditur dhe shkatërruar kryesia e ushtrisë ruse Në Kherson raportohet se është goditur dhe shkatërruar kryesia e ushtrisë ruse

Ndërsa mediat ruse flasin për thyerje dhe tërheqje të ushtrisë ukrainase, duke shkaktuar fare ose pak dëme ndaj forcave ruse. Megjithatë asnjë provë nuk është publikuar për të mbështetur këto pretendime.

Kundër-ofensiva ukrainase ishte planifikuar prej disa ditësh, dhe nëse do të rezultojë e suksesshme, do të jetë një kthesë e madhe në luftën e tyre për liri dhe një dështim i rëndë për ushtrinë e Putinit. Khersoni është një qytet port që shërben si urë lidhëse me gadishullin e Krimesë.

Shpërthimet e artilerisë gjatë 24 orëve të fundit Shpërthimet e artilerisë gjatë 24 orëve të fundit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese