Tirana
moderate rain
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
3.1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
E hënë, 27 Mars, 2023

 Ukraina në pritje të LUFTËS, këngëtarja ukrainase pezullohet nga “Eurovision 2022”

Lajme të ngjashëm

Këngëtarja ukrainase, Alina Pash,  është pezulluar për të përfaqësuar vendin e saj në Eurovision këtë vit.

28-vjeçarja, arriti që të fitonte për të përfaqësuar Ukrainën në këtë event, por ajo së fundmi është pëzulluar duke lënë këtu rrugëtimin e saj drejt Eurovisionit.

Ajo ka lënë pezull nënshkrimin e marrëveshjes që e lejon këngëtaren të jetë përfaqësuese e vendit të saj në “Eurovision 2022”.

Raportohet se këngëtarja 28-vjeçare është në hetim për një udhëtim të vitit 2015 që ajo bëri në Krime, një zonë që Rusia mori nën kontroll një vit para se ajo ta vizitonte. Në këtë mënyrë udhëtimi i saj në Eurovizion është pezull deri në përfundim të hetimeve.

Hetimi për vizitën e saj në Krime vjen ndërsa bota është në pritje nëse Rusia do të pushtojë Ukrainën.

“Ne tashmë kemi kaq shumë probleme. Pandemia është një prej tyre. A kemi nevojë për luftë? Jeni seriozë?” tha ajo për mediat ukrainase.

Më shumë