Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ukraina merr fondin prej 1 milion eurosh nga Shqipëria!

Shkruar nga Newsbomb
Ukraina merr fondin prej 1 milion eurosh nga Shqipëria!

Ukraina ka marrë fondin prej 1 milionë euro nga Shqipëria të miratuar nga kuvendi shqiptar më 10 qershor.

Ministria e Financave e Ukrainës në bashkëpunim me Ambasadën e Ukrainës në Shqipëri siguruan marrjen e ndihmës financiare në llogaritë e Shërbimit Shtetëror të Thesarit të Ukrainës.

Ambasadori i Ukrainës në vendin tonë, Volodymyr Shkurov, tha se ky fond do të përdoret për shpenzimet prioritare të Ukrainës, ndërkohë ministri i Financave, Serhiy Marchenko, tha se Ukraina i është mirënjohë Shqipërisë për ndihmën e dhënë.

“Mbështetja e partnerëve tanë ndërkombëtarë përshpejton fitoren e Ukrainës. I jemi mirënjohës Qeverisë së Shqipërisë për ndihmën e vendit tonë përballë një pushtimi rus në shkallë të gjerë. Këto fonde do të forcojnë stabilitetin e sistemit financiar të Ukrainës”, tha ministri i Financave të Ukrainës, Serhiy Marchenko

Ky fond, sipas vendimit, do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2022.

Më herët kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka qenë një ndër shtetet e para që ka dhënë kontributin dhe ndihmesën sa u takon Forcave të Armatosura dhe pritjes së refugjatëve ukrainas.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese