Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
44 %
1kmh
40 %
Enj
13 °
Pre
11 °
Sht
10 °
Die
7 °
Hën
7 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Ukraina identifikon komandantin rus që dha urdhrin të qëllohej mbi civilët, ditën e parë të pushtimit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shërbimi ukrainas i Sigurisë (SBU) thotë se ka identifikuar një komandant rus i cili urdhëroi trupat të qëllonin kundër civilëve në ditët e para të pushtimit. Bëhet fjalë për nënkolonelin Yevgeniy Zelenov – një zëvendës komandant në Distriktin Ushtarak Perëndimor.

Ai akuzohet se urdhëroi trupat të qëllonin mbi makinat civile në hyrje të Kharkiv më 24 shkurt, ditën e parë të plotë të pushtimit. SBU pretendon se atë ditë, Zelenov komandonte një grup batalioni taktik rus dhe “kryente armiqësi aktive me njësitë e Forcave të Mbrojtjes në drejtimin lindor”.

“Sipas hetimit, grupi i tij pushtues iu afrua unazës së Kharkiv nga ana e fshatit Lyptsi dhe bllokoi hyrjen në qendrën rajonale”, thotë deklarata. “Në të njëjtën kohë, banorët vendas të cilët udhëtonin nga vendbanimet kufitare të rajonit kërkuan zhbllokimin e trafikut dhe i rezistuan pushtuesve.”

SBU pretendon se Zelenov urdhëroi vartësit e tij të hapnin zjarr mbi makinat me civilë. “Si pasojë e krimit një person ka mbetur i vrarë, të paktën dy janë plagosur rëndë”, pretendon shërbimi i sigurisë.

Më shumë


spot_img









spot_img