Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
100 %
1kmh
40 %
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
16 °
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

Ukraina i paditi për GJENOCID, Gjykata e Hagës me komunikim urgjent për Rusinë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ukraina e paditi Rusinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për gjenocid, pasi ushtarët rusë po sulmojnë edhe banesat e civilëve, duka shkaktuar qindra të vdekur.

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka dalë ditën e sotme me një komunikim urgjent për Rusinë, ku njofton se ka pranuar kërkesën e Ukrainës, por i bën thirrje Rusisë që të mundësojë zbatimin e çdo vendimi që do të marrë kjo gjykatë.

Në datat 7 dhe 8 mars në Gjykatën e Hagës do të zhvillohen seancat dëgjimore.

“Gjykatësi Joan E. Donoghue, President i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, organi kryesor gjyqësor i Kombeve të Bashkuara, i drejtoi sot një komunikatë urgjente Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, me një kopje për Qeverinë e Ukrainës, në çështjen lidhur me pretendimet për gjenocid sipas Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit (Ukraina kundër Federatës Ruse).

Kam nderin t’i referohem Kërkesës për të treguar masat e përkohshme të paraqitura në procedimin e nisur nga Ukraina kundër Federatës Ruse më 26 shkurt 2022.

Duke vepruar në përputhje me nenin 74, paragrafi 4, të Rregullores së Gjykatës, unë tërheq vëmendjen e Federatës Ruse për nevojën për të vepruar në atë mënyrë që të mundësojë çdo urdhër që Gjykata mund të marrë në lidhje me kërkesën për masa të përkohshme për të”, shkruhet në njoftimin e Gjykatës.

Komunikimi i Gjykatës së Hagës: https://www.icj-cij.org/public/files/case-related/182/182-20220301-PRE-02-00-EN.pdf?fbclid=IwAR17pbdGmTwYM-Y-n14_vUaGE05NqBqOZhwz6VhC-_1hE2thuHEY25vkpNk

Më shumë




spot_img








spot_img