Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
37 %
5.1kmh
0 %
Die
0 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Ukraina i kërkon Turqisë të mbyllë ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve, për anijet luftarake ruse

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ukraina ka kërkuar që Turqia të mbyllë ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve për anijet luftarake ruse, të cilat përdorin kalimet për të hyrë në Detin e Zi. Mëngjesin e sotëm, Rusia nisi sulmin për pushtimin e Ukrainës.

Vetëm Turqia kontrollon ngushticat sipas Konventës së Montreux të vitit 1936, e cila përcakton se anijet luftarake që u përkasin kombeve në kufi me Detin e Zi mund të kalojnë, ndërsa të tjerat mund të kalojnë për një kohë të kufizuar vetëm nëse plotësojnë disa kushte të bazuara kryesisht në tonazh.

Sipas gazetës turke Hurriyet, ambasadori i Ukrainës në Ankara Vasyl Bodnar përsëriti kërkesën për të ndaluar hyrjen ruse në këto ngushtica.

“Ne i përcollëm kërkesën tonë zyrtare palës turke në lidhje me mbylljen e hapësirës ajrore, Dardaneleve dhe Bosforit për anijet ruse”, tha ai, duke shtuar se Ukraina po kërkon gjithashtu që Turqia të sanksionojë biznesin rus, si një kërkesë më e gjerë për mbështetje turke.

Turqia, një anëtare e NATO-s dhe aleate e Ukrainës dhe Rusisë , si dhe një marrës i madh i gazit natyror rus, po përpiqet të qetësojë të dyja palët e konfliktit, pavarësisht se kohët e fundit ka forcuar lidhjet me Ukrainën, duke përfshirë shitjen e armëve.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka propozuar vazhdimisht një samit trepalësh midis Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy në Turqi, përfshirë gjatë një vizite në Kiev në fillim të këtij muaji. Turqia i ka shitur gjithashtu Ukrainës dronët e saj Bayraktar TB2.

Më shumë


spot_img









spot_img