Hapësire reklamuese

Bota

Ukraina fiton betejën në ajër me Rusinë, Ministria e Mbrojtjes: Armiku ka humbur 88 avionë dhe helikopterë që nga fillimi i luftës

Shkruar nga Newsbomb
Ukraina fiton betejën në ajër me Rusinë, Ministria e

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar raportin e saj ditor mbi konfliktin. Bëhet me dije se Ukraina deri tani ka fituar betejën ajrore me Rusinë dhe i ka rrëzuar plot 88 avionë dhe helikopterë, të cilët qëllim primar kanë sulmet raketore ndaj bazave ushtarake.

Rusia ka dhënë pak detaje për humbjet e pësuar nga forcat e saj në Ukrainë, por ekspertët ushtarakë vlerësojnë se ajo është befasuar nga forca e rezistencës ukrainase dhe ka pësuar probleme me linjat e furnizimit dhe moralin e trupave të saj ushtarake.

  • Forcat ruse kanë humbur 88 avionë dhe helikopterë që nga fillimi i luftës
  • Një numër pilotësh rusë janë kapur
  • Forcat e armatosura të Ukrainës vazhdojnë të mbrojnë qytetin port të madh të Mariupolit në juglindje
  • Një "sasi e konsiderueshme" e pajisjeve ruse u kap në rajonin e Mykolaiv - në jug, afër Odesa
  • Ushtarët rusë janë "demoralizuar" nga forca e rezistencës ukrainase

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.