Hapësire reklamuese

Bota

Ukraina: Do t’i përgjigjemi Rusisë me një forcë prej 1 milion ushtarësh

Shkruar nga Newsbomb
Ukraina: Do t’i përgjigjemi Rusisë me një forcë prej 1

“Nuk kemi ndërmend t`ua lëmë tokat tona rusëve”, ministri ukrainas i mbrojtjes, Oleksii Reznikov deklaroi se vendi i tij po planifikon një “ushtri prej 1 milion njerëzve” të pajisur me armë të NATO-s për të rimarrë territoret e pushtuara nga forcat e Moskës.

Rimarrja e zonave rreth bregut të Detit të Zi janë jetike për ekonominë e vendit, theksoi ai. Deklarata e zyrtarit të lartë erdhi në kohën kur Rusia po avancon në rajonin e Donbasit, thotë BBC, e vazhdon të sulmojë edhe zona të tjera gjetkë në Ukrainë.

Në intervistën e dhënë për The Times, Reznikov i mëshoi idesë se duhen dërgesat e armëve për Ukrainën, duhen shpejtuar. Lavdërime, ministri pati sidomos për Mbretërinë e Bashkuar, duke e përshkruar atë si çelësin e tranzicionit për t`i siguruar Ukrainës së pajisur me armë të periudhës sovjetike, armatime të reja e shumë më efikase, si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

Brutaliteti i ofensivës ruse, nuk është fashitur. Një sulm në një bllok banesash vrau së fundi 24 persona –në Chasiv Yar, pranë qytetit të Kramatorsk, ku ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se sulmi në Çasiv Jar paraqet edhe një krim tjetër të mundshëm lufte, të kryer nga forcat pushtuese ruse.

Zyrtarët ukrainas thanë se forcat ruse sulmuan edhe zonat pranë qytetit lindor të Slovianskut në 10 korrik, por u detyruan të tërhiqen.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.