Tirana
broken clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
50 %
1.5kmh
75 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
16 °
E diel, 27 Nëntor, 2022

Ukraina do nisë tërheqjen e trupave paqeruajtëse nga Kosova

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ukraina do të nisë tërheqjen e trupave paqeruajtëse nga misioni i udhëhequr nga NATO në Kosovë.

Lajmin e bëri me dije portali “RBK-Ukrain” duke cituar burime nga komanda ushtarake ukrainase.

Ukraina aktualisht ka një kontigjent prej 40 paqeruajtësish në Kosovë, si pjesë e misionit të “KFOR” drejtuar nga NATO me një total prej 3,800 trupa paqeruajtëse.

Por në muajin mars, presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky nxorri një dekret që urdhëron të gjitha trupat ukrainase të ndërpresin misionet jashtë vendit dhe të kthehen në atdhe për të ndihmuar në luftën kundër Rusisë.

“Kthimi i kontigjentit kombëtar (ukrainas) do të nënkuptojë ndërprerjen e përkohshme të pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it”, u shpreh komanda ushtarake ukrainase.

Komanda tha gjithashtu se tërheqja e trupave ukrainase nga Kosova është në përputhje me dekretin e 7 marsit të Zelensky-t që urdhëronte misionet të kthehen në shtëpi pas pushtimit të Rusisë më 24 shkurt.

Më shumë




spot_img








spot_img