Hapësire reklamuese

Politikë

Ukraina do hapë ambasadë në Shqipëri, ministri Prystaiko i kërkoi Ramës mbështetje më të madhe financiare për misionin e OSBE

Shkruar nga Newsbomb
Flamuri ukrainas dhe ai shqiptar

Kryeministri Edi Rama është përballur në Ukrainë me kërkesën e parë konkrete, pas zotimeve se do të punojë për zgjidhjen e krizës dhe arritjen e armëpushimit aty, në cilësin e kreut të OSBE.

Por ministri i Jashtëm ukrainas Vadym Prystaiko ka kërkuar mbështetje më të fortë financiare për Misionin Special Monitorues të OSBE-së në Ukrainë (SMM), raporton neësbomb.al.

“Ne kemi bërë një propozim dhe kërkesë zyrtare për të vazhduar aktivitetet e misionit, si dhe për të rritur mundësitë, burimet njerëzore dhe financat për ta bërë misionin më efektiv sesa vitet e kaluara,” tha Prystaiko.

“Ne kemi diskutuar me kryeministrin Rama se si duhet të ndërtohet bashkëpunimi i OSBE-së. Pala ukrainase pret përpjekje shtesë nga OSBE, para së gjithash, nga SMM,” shtoi Prystaiko.

Ministri i Jashtëm ukrainas njoftoi gjithashtu çeljen e Ambasadës së Ukrainës në Tiranë brenda këtij viti.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll