Hapësire reklamuese

Bota

Ukraina distancohet nga sulmi terrorist në Moskë: Nuk kemi absolutisht asnjë lidhje

Shkruar nga Newsbomb

Ukraina përmes një deklarate nga Këshilltari i lartë i Presidentit të Ukrainës Zelensky është distancuar nga sulmi terrorist në sallën e koncerteve në Moskë.

Ukraina është distancuar nga sulmi i rëndë ku mbetën të vrarë 40 persona dhe qindra raportohen se kanë mbetur të plagosur.

Këshilltari i lartë i Presidentit të Ukrainës Zelensky, Mikhailo Podolyak është shprehur se Ukraina nuk është e përfshirë me sulmin terrorist në sallën e koncerteve Crocus.

Në një postim në Telegram, Mykhailo Podolyak tha:

“Le të jemi të qartë, Ukraina nuk ka absolutisht asnjë lidhje me këto ngjarje”.

Ende nuk ka një prononcim nga autoritetet ruse se kush mund të fshihet pas sulmit tragjik, ndërsa është raportuar se pas vrasjeve ndërtesa është përfshirë nga flakët për shkak të dy shpërthimeve.

Lexo edhe: Mbi 40 të vdekur nga sulmi terrorist në Moskë, Shtëpia e Bardhë: Mendimet tona janë me viktimat

Të paktën 40 persona kanë mbetur të vrarë dhe mbi 100 të tjerë të plagosur nga një sulm terrorist në sallën e koncerteve në Moskë.

Nga informacionet e para, mediat ruse raportojnë se ishin tre burra të kamufluar të cilët u futën në sallën e madhe të koncerteve në Crocus pranë Moskës dhe hapën zjarr.

Pak minuta pas ngjarjes së rëndë, Shtëpia e Bardhë ka dalë me urgjencë me një reagim ku e përshkruan si “të tmershme”.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, në reagimin për sulmin terrorist në sallën e koncerteve në Moskë, i përshkruan imazhet “të tmerrshme”.

“Mendimet tona padyshim shkojnë te viktimat e këtij sulmi të tmerrshëm”, – ka thënë Kirby.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, tha se Shtëpia e Bardhë po punon për të mbledhur më shumë informacion mbi sulmin. Ai gjithashtu kërkoi që shtetasit amerikanë të qëndrojnë në kontakt me Departamentin e Shtetit për përditësime dhe informacione të mëtejshme. Kujtojmë se më 7 mars ambasada e SHBA paralajmëroi qytetarët e saj që të shmangnin turmat dhe tubimet në Moskë.

Nga ana tjetër reagim i menjëhershëm ka ardhur nga Moska.

“I gjithë komuniteti ndërkombëtar duhet të dënojë sulmin terrorist që ndodhi mbrëmjen e sotme në Moskë në sallën e qytetit Crocus.” – kështu deklaroi Ministria e Jashtme ruse e cituar nga Ria Novosti.

Lexo edhe: Sulm terrorist në Moskë, të paktën 40 të vdekur dhe 100 të plagosur

 

Pas të shtënave masive në sallën e koncerteve, kryetari i bashkisë së qytetit njoftoi në kanalin e tij zyrtar Telegram se po vendosen masa të veçanta sigurie për shkak të rrezikut të sulmeve të reja.

Kryetari i bashkisë së Moskës, Sergey Sobyanin, deklaroi se të gjitha ngjarjet sportive, kulturore dhe të tjera masive në kryeqytetin e Rusisë do të anulohen.

Gjithashtu, masat e sigurisë janë shtuar në aeroporte, ndërsa udhëtarët këshillohen të mbërrijnë herët për fluturimet e tyre.

Zjarri në sallën e koncerteve në Crocus pranë Moskës

Pamje nga salla e koncerteve në Crocus pranë Moskës

Ria Novosti, media ruse thotë se personat e armatosur gjithashtu “hodhën një granatë ose bombë, duke ndezur një zjarr” që është ende i ndezur. Në momentin e sulmit, qindra njerëz ishin të pranishëm në sallën e koncerteve, shumë u evakuuan ndërsa qindra të tjerë kaanë mbetur të bllokuar brenda.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese