Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Ukraina bën thirrje: Hetim të thelluar për ushtarin e torturuar nga forcat ruse

Shkruar nga Newsbomb
Ukraina bën thirrje: Hetim të thelluar për ushtarin e torturuar

Zyrtarët ukrainas kanë bërë thirrje për hetim pas publikimit të disa videove në mediat sociale, të cilat duket se tregojnë ushtarët rusë që torturojnë dhe më pas vrasin një të burgosur lufte nga Ukraina.

Avokati i Popullit, Dmytro Lubinets tha sot se kishte kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme të nisë një hetim mbi videot e tmerrshme, të cilat u shfaqën në disa kanale në gjuhën ruse dhe ukrainase të rrjetit të mediave sociale Telegram, një ditë më parë.

Detajet e videos së publikuar ende nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur nga burime zyrtare, shkruan REL.

“Kam kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës për të verifikuar faktin dhe të dhënat e një krimi lufte, të shkeljes së Konventës së Gjenevës”, tha Lubinets.

“Gjithashtu, ne po përgatisim një komunikatë për Komitetin e OKB-së kundër Torturës për të organizuar një vizitë urgjente në Federatën Ruse dhe territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës, si dhe në Komitetin Evropian për Parandalimin e Torturës, Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor (CPT)”, shtoi ai.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll