Rreth 26,000 trupa ruse janë vrarë që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.
Lajmin e ka bërë me dije Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në përditësimin e tij të fundit.
Në njoftim thuhet se Rusia pësoi humbjet më të mëdha në drejtimin Avdiivka, në veri të qytetit ukrainas Donetsk.
Ndër të tjera në njoftim jepen më shumë detaje për humbjet që sipas tyre ka pësuar Rusia:
- 1170 tanke
- 2808 mjete luftarake të blinduara
- 519 sisteme artilerie
- 185 sisteme raketash të shumta lëshuese
- 87 sisteme luftarake kundërajrore
- 199 avionë
- 158 helikopterë
- 1980 automjete dhe cisterna karburanti
- 12 varka/prerëse
- 380 drone
- 41 njësi pajisje speciale dhe 94 raketa lundrimi
Ndërkohë që Rusia pretendon se ka humbur shumë më pak trupa nga çfarë raporton Ukraina.