Hapësire reklamuese

Showbiz

UKRAINA fiton edicion e 66-të EUROVISION, vota e publikut bën diferencën, ja kush mori vendin e 2-të dhe të 3-të

Shkruar nga Newsbomb

Ukraina ka fituar edicionin e 66-të të Eurovision. Pas një nate maratonë, vendi që ishte favorit absolut që në fillim dhe që arriti të grumbullonte 631 pikë është Ukraina.

Mbretëria e Bashkuar mori vendin e dytë, ndërsa Spanja u rendit e treta. Pjesën dërrmuese të votave Ukraina e mori nga publiku.

Pavarësisht pushtimit rus, Ukraina arriti të udhëtonte drejt Italisë për konkursin muzikor, i cili këtë vit i  kushtohej paqes. Ngjarja e madhe dhe rezultati përfundimtar  ishte një mundësi për të theksuar vlerën e madhe të bashkëjetesës paqësore të popujve.

Edhe vetë këngëtari pas performacës së tij pati një thirrje për të gjithë të pranishmit.

“Ju lutemi ndihmoni Ukrainën, Mariupol. Ndihmoni Azovstal tani" bërtiti këngëtari Oleh Psyuk nga skena pasi performoi këngën e grupit ukrainas.

25 vendet që shkuan në finale dhe pikët që arritën të merrnin

Pjesëmarrja e Ukrainës dhe Eurovision i radhës

Siç ishte paralajmëruar shumë kohë më parë, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës , suedezët kanë ofruar që Eurovision i ardhshëm të zhvillohet në Suedi.

Suedezët kishin kontaktuar me delegacionin ukrainas dhe shprehën gatishmërinë për të pritur garën në Stokholm, në rast se Ukraina fiton vendin e parë.

Kënga “Stefania” që në momentin e parë, u kthye në një himn informal të vendit, i cili së fundmi është sulmuar nga forcat ruse.

Këngëtari Oleh Psiuk ishte shprehur për këngën:“Kënga është shkruar shumë kohë para luftës. Iu kushtua nënës sime, por pas pushtimit dhe luftës, mori dimensione të tjera dhe shumë njerëz filluan ta identifikonin me Ukrainën si atdheun e tyre. Tani është në zemrat e shumë ukrainasve dhe popullariteti dhe simbolika e tij janë rritur ndjeshëm”.

Kujtojmë që Shqipëria u përfaqësua në Eurosong me Ronela Hajatin me këngën "Sekret" që mori shumë kritika për muzikën, tekstin dhe performancën, duke mos arritur të kapë finalen e kompeticionit më të madh evropian.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll