Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
31 %
3.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
23 °
E diel, 25 Shtator, 2022

Uji i shiut konsiderohet toksik në të gjithë botën, nuk është më i sigurtë për konsum

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shkencëtarët thonë se uji i shiut nuk është më i sigurtë për konsum për shkak të niveleve të “kimikateve të përhershme” dhe tashmë konsiderohet si toksik në mbarë botën.

Ndotësit e rrezikshëm të nojhur si substancat perfluoroalkil dhe polifluoroalkil (PFAS), të cilat quhen kimikate të përhershme për shkak se duhet një kohë tepër e gjatë që të shpërbëhen, janë të pranishme në nivele aq të larta anembanë botës, sa që shkencëtarët raportojnë se ndotja e kudogjendur tashmë ka kaluar kufirin e sigurisë.

Studimi i ri thotë se këto kimikate janë në ajrin që thithim, ujin që pimë, shiu që bie mbi komunitetet tona, madje edhe në gjakun tonë. Ndotja nga PFAS dihet se ndikon negativisht në sistemin imunitar, por ndikimi i plotë i ekspozimit në shëndetin e njeriut dhe ekologjik ende nuk dihet.

Shkencëtarët e udhëhequr nga Ian Cousins, një profesor i shkencës mjedisore në Universitetin e Stokholmit, kanë kryer teste në terren të katër llojeve të kimikateve “PFAS” dhe kanë analizuar matje të tjera të panumërta. Ekipi tani paralajmëron se “edhe në rajonet më të largëta dhe me popullsi të pakët, si Antarktida dhe rrafshnalta tibetiane, niveli i sugurisë për këto substanca është tejkaluar”. Studimi u botua javën e kaluar në “Environmental Science & Technology”.

Gjetjet e reja kanë të bëjnë edhe me udhëzimet që përcaktojnë rrezikun nga substancat toksike. Shumë shtete e kanë ulur nivelin e rrezikut, ndërsa studimet që tregojnë për efektet e tyre negative janë shtuar edhe më shumë.

Për shembull, limiti i vendosur nga gjencia e Mbrojtjes së Mjedisit të SHBA (EPA) për një kimikat PFA në ujin e pijshëm që shkakton kancer, është sot 37.5 milionë më i ulët se standardi i mëparshëm.

“Ishte një surprizë e madhe të zbulonim se uji i shiut në mbarë botën do të kontaminohej mbi nivelet e vendosura nga shumë shtete”, u shprehën shkencëtarët.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img