Kryeministri Edi Rama ka paralajëmruar sot nga qyteti i Fierit se nga data 1 shkurt do të nisë reforma për ujin e pijshëm që parashikon ndëshkime të forta për bizneset dhe qytetarët që vjedhin dhe shpërdorojnë ujin.
Rama inspektoi punimet për ujësjellësin në këtë qytet, nga ku deklaroi se vjedhja e ujit do ndëshkohet si çdo krim tjetër. Rama i bëri thirrje bizneseve të legalizojnë lidhjet e ujit ndërsa tha se edhe punonjësve të shtetit do t’u duhet të tregojnë faturat që kanë paguar ujin e pijshëm.
“Pas 1 shkurtit çdo lidhje e paligjshme do ndëshkohet. Bizneseve t’u bëhet e qartë se nuk do të falen. Sanksione të rënda për bizneset që vjedhin ujin. Vjedhja e ujit është një krim dhe do ndëshkohet si çdo krim tjetër. S’ka më tolerime, duhet të legalizojnë lidhjet. Janë bisnezet që bëjnë dëmin e madh. Edhe punonjësit e shtetit duhet të paraqesin faturën e ujit.
Do ketë edhe një fushatë sensibilizimi për përdorimin e ujit të pijshëm. Në fshatra uji përdoret për ujitje, skandal më vete.”, deklaroi Rama.