Unioni i Gazetarëve Shqiptarë fton të gjithë gazetarët në ndarjen e çmimeve vjetore, në një ceremoni që do të zhvillohet nesër, datë në 10 nëntor 2023, ora 11.00 në ambientet e Hotel Tirana International në Tiranë.
Ky është edicioni i pesëmbëdhjetë i ndarjes së çmimeve vjetore për gazetarët, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Gazetarët e ekonomisë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, pjesëmarrës në konkursin
"Vangjush Gambeta" që mundësohet nga partneri ynë tradicional JTI, do të njihen me fituesit për vitin 2023.
Ndërkohë, do të shpallen edhe fituesit e çmimeve:
"Karriera", "Reporteri i Vitit 2023", "Raportimi më i mirë i Vitit 2023" dhe "Ismet Bellova" për gazetarët sportivë.
Në këtë aktivitet të fundvitit, do të jenë të pranishëm kolegë nga krejt hapësira shqiptare, personalitete të larta shtetërore, diplomatike dhe nga fusha të ndryshme shoqërore dhe institucionale nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, ku jetojnë shqiptarët.
"Të nderuar kolegë pa përjashtim, jeni të mirëpritur të gëzojmë së bashku vlerësimin e kolegëve nga kolegët", njofton Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.
Njoftimi i plotë - Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH)
UGSH ju fton në ndarjen e çmimeve vjetore për gazetarët
Nesër, në 10 nëntor 2023, në Tiranë
Nesër në orën 11.00 në sallën "Clasik" të Hotel Tirana International në Tiranë, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ju fton në edicionin e pesëmbëdhjetë të ndarjes së çmimeve vjetore për gazetarët.
Gazetarët e ekonomisë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, pjesëmarrës në konkursin "Vangjush Gambeta" që mundësohet nga partneri ynë tradicional JTI, do të njihen me fituesit për vitin 2023.
Ndërkohë që do të shpallen edhe fituesit e çmimeve:
- " Karriera",
- "Reporteri i Vitit 2023",
- "Raportimi më i mirë i Vitit 2023"
- "Ismet Bellova" për gazetarët sportivë.
Në këtë aktivitet të fundvitit, do të jenë të pranishëm kolegë nga krejt hapësira shqiptare, personalitete të larta shtetërore, diplomatike dhe nga fusha të ndryshme shoqërore dhe institucionale nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, ku jetojnë shqiptarët.
Moderues të veprimtarisë janë kolegët Alketa Gashi Fazlliu dhe Sebastian Zonja.
Të nderuar kolegë pa përjashtim, jeni të mirëpritur të gëzojmë së bashku vlerësimin e kolegëve nga kolegët.
Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë