Ka përfunduar me rezultatin 0-0 ndeshja miqësore mes Uellsit dhe Shqipërisë, e luajtur në Kardif.
Një ndeshje që ka dhuruar pak emocione, pasi të dy ekipet e kanë patur qëllimin më shumë të mbrohen sesa të sulmojnë.
Shqipëria luajti më mirë në pjesën e parë, ku Manaj iu afrua golit në një rast, ndërkohë që pjesa e dytë foli vetëm për vendasit, që rrezikuan portën e Selmanit, por pa arritur ta dërgojnë topin në rrjetë. Në datën 8 qershor kuqezinjtë tanë do të ndeshen me Republikën Çeke në një tjetër sfidë miqësore, dërkohë që Uellsi ka mbyllur përgatitjet në vigjilje të Kampionatit Europian.
Uells – Shqipëri si një ninullë, ndeshje pa gola dhe me pak raste e kombëtares tonë
