Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
57 %
4.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

UEFA, presion Federates Ruse të Futbollit të paguajë trajnerin Fabio Capello

Lajme të ngjashëm

Presidenti i UEFA, Michel Platini, i ka kërkuar këtë të martë Federatës Ruse të Futbollit që të jetë korrekte me seleksionerin e ekipit përfaqësues, Fabio Capello, i cili nuk është paguar prej shumë muajsh.

“Nuk është korrekte që Federata Ruse nuk paguan rrogën e Capello. Kjo krijon një imazh negativ për futbollin rus para Kupës së botës në vitin 2018. Federata Ruse duhet t’i zgjidhë sa më parë problemet e veta”, deklaroi Platini gjatë një konference shtypi në Moskë.

Data limit që presidenti i Federatës Ruse, Nikolaï Tolstikh, kishte caktuar për shlyerjen  e pagesës ishte dita e hënë, por  kjo nuk u respektua.

Federata nënshkroi në 2014 me teknikun italian një kontratë pompoze, duke ia caktuar atij pagën vjetore në shumën e 7 milionë Euro, duke e bërë ate seleksionerin më të paguar në botë.

Por, federata beri te ditur ne nentorin e kaluar se nuk eshte ne gjendje financiare per te paguar rrogen e seleksionerit. Capello, 68 vjeçar, mori drejtimin e ekipit përfaqësues rus në 2012, me ambicien për ta drejtuar deri në Boterorin 2018, që do të organizohet në Rusi.


Më shumë