Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
25 °
Mar
25 °
E premte, 9 Qershor, 2023

UEFA: Portugali-Shqipëri, ndeshja më shokuese për 2014

Lajme të ngjashëm

Kjo ishte ndeshja e parë e Shqipërisë në grupin I për fazën eleminatore të kampionatit Europian dhe goli i Bekim Balajt në minutën e 51 ishte i mjaftueshëm për kombëtaren tonë të siguronte tre pikë ndaj skuadrës luzitane

 

UEFA ka zgjedhur ndeshjen midis Portugalisë dhe Shqipërisë, të fituar 1-0 nga kuqezinjtë, si ndeshjen më shokuese për vitin 2014.

Kjo ishte ndeshja e parë e Shqipërisë në grupin I për fazën eleminatore të kampionatit Europian dhe goli i Bekim Balajt në minutën e 51 ishte i mjaftueshëm për kombëtaren tonë të siguronte tre pikë ndaj skuadrës më të fortë të grupit.

Më pas si ndeshja më shokuese është vlerësuar fitorja 2-1 e Sllovakisë ndaj Spanjës, një goditje e rëndë për kampionët në fuqi të Europës.

Të sapo kthyer nga triumfi i Kupës së Botës, Gjermani u përball me një humbje 2-0 nga fqinjëve të tyre polak. Sigurisht që ajo ndeshje ishte shokuese për shumë tifozë gjerman në mbarë botën.

Humbja e tulipanëve përball ishullorëve islandez, është renditur gjithashtu në listën e UEFA-s. Kanë qenë dy golat e vendasve ato që nënshtruan Hollandën.

Humbja 0-1 ndaj Ishujve Faroe do të mbetet gjatë në memorien e shumë grekëve. Humbja e konsideruar “poshtëruese” ndaj një prej skuadrave më amatore në botë i’u faturua tranjeri italian Claudio Ranieri, i cili u largua nga stoli i Greqisë nga Federata greke.

Më shumë