Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
31 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

UDHËZIMI i PD për zgjedhjet: Kandidatët duhet të respektojnë njëri-tjetrin, do kenë vëzhguesit dhe numëruesit e vetë, procesin në nivel Dege e organizon Kryesia

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryesia e e Partisë Demokratike ka miratuar dje katër kandidaturat për Kryetarin e ri. Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj janë kandidatët që do të kërkojnë votën e anëtarësisë në 13 qershor për të drejtuar partinë më të madhe opozitare në vend.

Newsbomb.al siguron udhëzimin që ka miratuar dje Kryesia për zgjedhjet brenda partisë, procesin e votimit dhe numërimit të votave. Në të, thuhet se të gjithë kanidatët duhet të respektojnë njëri-tjetrin dhe përgjatë gjithë procesit duhet të zbatojnë standartet më të mira të sjelljes.

Ata duhet të shmangin veprimet, gjuhën dhe mesazhet që dëmtojnë integritetin dhe harmoninën e anëtarësisë dhe të vetë PD-së. Secili kandidat është i lirë të paraqesë programine  vet, si dhe do të ketë vezhgues dhe numërues të tijët në Komisionin Zgjedhor të PD.

Gjatë 12 ditëve, secili kandidat do të ketë mundësinë të zhvillojë takime në të gjitha Degët. Sipas udhëzimit të PD, degët e partisë janë përgjegjëse për organizimine takimeve të kanidatëve me anëtarësinë, ndërsa Kryesia e Degës është përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit.

Udhëzimi i plotë i PD për zgjedhjet në Parti by Newsbomb Albania on Scribd

Më shumë

spot_img
spot_img