Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Udhëzimet e reja nga CDC: Njerëzit e vaksinuar nuk është e detyrueshme të mbajnë më maskën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC)  ka publikuar udhëzimet e reja. Sipas masave të reja për parandalimin e covid-19  njerëzit të cilët kanë bërë të dyja dozat e vaksinës anti-covid nuk është e detyrueshme të mbajnë maskën.

Pra, të gjithë personat që janë vaksinuar plotësisht do të mund të veprojnë pa maskë në aktivitetet e tyre të përditshme si, për eceje, vrap, grumbullime të vogla dhe në dreka, darka në restorante.

Edhe në shtetet që deri tani maska është e detyrueshme nga qeveria, CDC mendon se ky rregull s’ka pse të zbatohet më nga personat plotësisht të vaksinuar.

Megjithatë, përjashtohen vendet të cilat kanë shumë njerëz si përshembull grumbullimet e mëdha nëpër koncerte, ku është më e vështirë për t’u dalluar cili person është vaksinuar dhe cili jo.

CDC gjithashtu ka publikuar një tabelë me të gjitha udhëzimet e reja që qytetarët duhet të ndjekin për aktivitete të ndryshme çdo person i vaksinuar plotësisht ose jo.

Aktivitetet më të sigurta janë ngjyrosur me ngjyrë të gjelbër për të vaksinuarit dhe jo të vaksinuarit plotësisht.

Aktivitetet më pak të sigurta mund t’i shihni në ngjyrë të verdhë dhe aktivitetet e rrezikshme janë ngjyrosur në ngjyrë të kuqe.

178803567 145798074174183 4505782298824316639 n
spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img