Tirana
broken clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
5.1kmh
75 %
Hën
24 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Udhëtonte në autobus me pistoletë, kapet në flagrancë 19-vjeçari në Tiranë (DETAJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

3186dfae92cc5e9147df356f26441564

Policia arrestoi ditën e sotme një 19-vjeçar teksa iu gjet një pistoletë në trup.

Shtetasi K.M. po udhëtonte i armatosur në linjën e transportit publik të Vorës (autobus urban).

Të vendosur përballë kësaj situate, pasagjerët njoftuan uniformat blu, të cilët bënë të mundur arrestimin e K.M. dhe të një qytetari tjetër, i cili nuk denoncoi rastin në fjalë. Sipas të dhënave, i ndaluari i dytë është 19-vjeçari K.M.

Të dy personat janë shoqëruar më pas në ambjentet e komisariatit të Vorës.

Njoftimi i policisë: 

Udhëtonte në linjën e transportit publik me armë zjarri me vete, falë njoftimit nga qytetarët vihet në pranga një i ri për armëmbajtje pa leje dhe një tjetër për moskallëzim krimi

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– K. M., 19 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”;

– K. M., 19 vjeç, lindur dhe banues në Bërzhitë, Tiranë, për veprën penale “Moskallzim krimi”;

Këta dy shtetas ndërsa po udhëtonin me linjën e transportit publik Tiranë-Vorë, janë vënë re nga qytetarët se njëri prej tyre kishte armë zjarri me vete. Pas njoftimit që qytetarët kanë bërë në sallën operative, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Vorës” është bërë ndalimi dhe kontrolli i dy shtetasve nga shërbimet e Policisë Vorë. Gjatë kontrollit, shtetasit K. M., 19 vjeç (lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë), i është gjetur një armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më shumë

spot_img