Një 32-vjeçar është ndaluar në Portin e Durrësit pasi udhëtonte me dokumentet e një personi tjetër, që ishte i ngjashëm me të.
Bëhet fjalë për shtetasin F.E, të cilit iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një leje qëndrimi italiane.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 24. 08. 2018, u kap shtetasi F. E., vjeç 32, pasi në SPKM Port, Durrës, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një leje qëndrimi italiane, në emër të një tjetër shtetasi, të cilën e përdorte duke shfrytëzuar ngjashmërinë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Veprimet procedurale do të kryhen nga DVP, Durrës.