Hapësire reklamuese

Aktualitet

Udhëtonte me 44 kg drogë në makinë, arresohet 32-vjeçari shqiptar në Janinë

Shkruar nga Newsbomb

Në sajë të një operacioni policor në kufirin greko-shqiptar është vënë në pranga një i ri, i cili u kap me 44 kilogram marijuhanë.

Mësohet se 32-vjeçari shqiptar vinte me makinë nga kufiri i gjelbër, ndërkohë që u vu në pranga në rrugën periferike të Zagorit, në Janinë.

Në makinën e 32-vjeçarit, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije, u gjetën dhe u sekuestruan 41 pako me 43 kilogram e 500 gram marijuhanë, 735 euro dhe dy telefona.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll