Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Udhëheqësit e G7 bien dakord: Do të dhurohen 1 miliard doza vaksinash anti-COVID për vendet e varfra

Shkruar nga Newsbomb
Udhëheqësit e G7 bien dakord: Do të dhurohen 1 miliard doza

Në samitin e 7 vendeve më të pasura të botës që po mbahet në Britaninë e Madhe, liderët e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Italisë, Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Japonisë kanë rënë dakord për shpërndarjen e 1 miliard dozave të vaksinëave anti-COVID për vendet e varfra.

Ata thanë se do të shfrytëzojnë fuqinë e demokracisë, lirisë, barazisë, shtetit të së drejtës dhe respektit për të drejtat e njeriut për të kapërcyer vështirësitë më të mëdha”.

“Udhëheqësit kanë premtuar mbi një miliard doza, ose drejtpërdrejt ose përmes financimit të COVAX-it” tha kryeministri britanik Boris Johnson.

Liderët e G7 i kërkuan edhe Kinës që të bashkëpunojë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për një hetim në lidhje me origjinën e koronavirusit.

“Ne bëjmë thirrje për një studim transparent, të udhëhequr nga ekspertët dhe të bazuar në shkencë”, tha G7 në deklaratën përfundimtare, pas samitit tre-ditor.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll