Hapësire reklamuese

Politikë

“Udhëheqësi më pro-amerikan që kemi njohur”, vijon mbështetja në radhët e PD për Sali Berishën (REAGIMET)

Shkruar nga Newsbomb

Shumë nga PD-ja kanë reaguar tashmë lidhur me vendimin e SHBA, për të shpallur person “non-grata” ish-kryeministrin tonë Sali Berisha.

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu thotë në Facebook se lideri historik i PD është udhëheqësi më demokratik dhe më pro-amerikan që ka njohur, duke i nxjerrë në pah vizionin perëndimor për integrim dhe drejtësi.

Deputeti i ardhshëm i Kuvendit, i vetmi në PD që theu listën e kryetarit, Luçiano Boçi e ka paralelizuar me Jezus Krishtin, i cili u kryqëzua nga romakët, por shkoi në përjetësi.

Më herët në radhët e PD apo aleatëve kanë reaguar Nard Ndoka, Klevis Balliu, vetë Basha e të tjerë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu