Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov, ka parajmëruar presidentin ukrainas, Volodomyr Zelensky që të dorëzohet. Ai ka thënë se ky është paralajëmërimi i fundit për Zelenskyn.
Përmes një mesazhi në rrjete sociale, Kadyrov i ka bërë thirrje Zelenskyt që të dorëzohet, duke shtuar se nëse “nuk del me duart lart dhe nuk njofton se po dorëzohet” atëherë , ai do të jetë gati të reagojë kundër tij.
Ndërkohë presidenti ukrainas ka deklaruar se beteja për të mbrojtur vendin e tij nuk do të ndalet dhe se ai do të qëndrojë krah popullit të tij në këtë luftë.